Vendosni fjalën kyçe....

Kosova miraton sanksione të reja ndaj Rusisë e Iranit


Kosova ka mirauar sanksione të reja ndaj Iranit si dhe paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë.

Sipas zv.ministres së Jashtme Liza Gashi, sanksionet janë të bashkërenduara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian e aleatët e tjerë.

“Miratojmë pakon e sanksioneve ndaj Iranit, gjegjësisht ndaj personave dhe subjekteve të përfshira në aktivitetet e raketave bërthamore dhe balistike dhe personave dhe etniteteve që ofrojnë mbështetje për qeverinë e Iranit”, ka thënë Gashi.

Ndërsa lidhur me sanksionet ndaj  Rusisë Gashi tha: “Në vazhdim të mbështetjes dhe në përputhje me sanksione e BE-së, propozojmë zbatimin e pakos së 12 dhe 13 të sanksioneve të BE-së për minimin dhe cenimin e integritetit territorial të Ukrainës dhe shkeljen e të drejtave në Federatën Ruse, që lidhen ngushtë me vrasjen e opozitarit rus, Navalny.”