Presidenti i PL-së, Ilir Meta sfidoi drejtësinë e re në konferencën me gazteratë ku sqaroi pse u paraqit sot në SPAK.
Meta jo vetëm sfidoi ato që ai i quan fundërrinat e ramaforëms, por edhe ato matanë detit dhe matanë oqeanit duke nënkuptuar SHBA-të.
‘Unë do të ballafaqohem kudo me të gjithë fundërrinat e ramaformës. Me fundërrinat e ramaformës kudo. Këtu matanë detit, matanë oqeanit ku të kenë dëshirë. Nuk kam asnjë akt vendim që cënon interesin publik. Aty është mali skandaleve pa fund. Në majë është Edi Rama. Me firmë, zë, figurë. Por duan një mandat tjetër, se nuk u mjafton nëntë. Duan të bëjnë politikë, por të mos votohen’, u shpreh Meta.
Meta u pyet nëse ka frikë nëse mund të arrestojnë bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, pas hetimit pasuror që ka nisur ndaj tyre. Por përgjigja e tij ishte krejtësisht indiferente.
‘Nuk po merrem me parashikime… mund të arrestojnë edhe Sashën, macen tone që më mungon shumë. Beteja ime nuk ka kthim pas dhe të gjithë shqiptarët do të hedhin Katicat e ramaformës.’- tha Meta.