Vendosni fjalën kyçe....

Meta sulmon SPAK-un: Nuk heton aferat e qeverisë


Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në mbledhjen e Këshillit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë ka vijuar me deklaratat e tij kundër SPAK-ut.

Meta tha në fjalën e tij se SPAK nuk heton dot disa afera, ku është e përfshirë qeveria.

Sipas tij, SPAK nuk heton dot aferën e McGonigal, sepse janë përfshirë në të edhe njerëz të Strukturës së Posaçme.

Për Metën, SPAK nuk ka guxim të hetojë veprat penale të konsumuara nga kryeministri Rama dhe qeveria e tij.

Sali Berisha pa asnjë akuzë izolohet, ndërsa ministrat dhe Rama bredhin të qetë në bulevard. Rama as përmendet e as thirret nga SPAK. Për masat shtrënguese ndaj ministrave të Ramës, SPAK i kërkon leje parlamentit, por për Berishën merr vendime vetë. SPAK ka heshtur për aferën e inceneratorëve.

SPAK ka heshtur edhe për aferën e McGonigal. Mc Gonigal mbyti me gjoba politikanë të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe SPAK nuk e çon dot përpara këtë hetim, se në këtë dosje është vetë SPAK. SPAK nuk heton dot prishjen e Teatrit Kombëtar dhe të tjera afera të kësaj qeverie”-deklaroi Meta.