Dorjan Teliti, nënkryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë në një psotim në rrjetin e tij social facebook bën thirrje ndaj qytetarëve të Kryeqytetit t’i bashkohen protestës së ditës së nesërme para Bashkisë Tiranë, për të kërkuar dorëheqjen e Kryebashkiakut.
Sipas tij Veliaj fshihet nga përballja me të vërtetën, qytetarët dhe opozitën.
Më poshtë statusi i Telitit:
Të bashkuar në flamur, të gjithë bashkë nesër në protestë!
Nesër të protestojmë kundra “zinxhirëve” simbol të korrupsionit që rrënjë të thella ka zënë në Bashkinë e Tiranës.
Nesër të protestojmë për një Tiranë të zhvilluar dhe që krijon mundësi për këdo.
Nesër të protestojmë për një Tiranë që nuk vidhet haptazi nën dritën e diellit!
Nesër të protestojmë për një Tiranë ku nuk abuzohet me taksat e qytetarëve dhe bizneseve!
Nesër të protestojmë për një Tiranë ku prona nuk dhunohet apo tjetërsohet në shkelje të ligjit!
Nesër të protestojmë për një Tiranë të pastër!
Nesër të protestojmë për një Tiranë me infrastrukturën e duhur arsimore!
Nesër të protestojmë për një Tiranë ku uji të mos mungojë në rubinetat e shtëpive tona!
Nesër në 11.00 të protestojmë të bashkuar në një flamur bashkë me qytetarët, të protestojmë deri në dorëheqjen e Kryebashkiakut që fshihet nga përballja me të vërtetën, qytetarët dhe opozitën.