Vendosni fjalën kyçe....

Salianji i bën thirrje kolegëve për bashkim: Të mos i japim oksigjen qeverisë


Deputeti demokrat Ervin Salianji ka bërë një thirrje për bashkim të të gjithë demokratëve në Partinë Demokratike, pas vendimit të Gjykatës së Apelit që njohu Sali Berishën si kryetar të partisë, duke i dhënë atij vulën dhe logon e PD-së.

Në apelimin e tij, Salianji theksoi se askush nuk duhet të humbasë kontributet e tij në këtë parti dhe se është e rëndësishme që të gjithë të bashkohen për të rikapitalizuar kontributet e tyre në Partinë Demokratike. Ai theksoi nevojën për një bashkim të përgjithshëm brenda partisë, duke përfshirë të gjithë ata që kanë kontribuar në të kaluarën dhe që duan të vazhdojnë të japin kontributin e tyre për të ardhmen e PD-së.

Duhet të bashkohemi të gjithë bashkë dhe betejat për ide ti bëjmë aty. Të mos humben kontributet e askujt që ka dhënë në PD.

Ne jemi garancia, sikundër kemi qenë edhe më parë.

Shumicat dhe pakicat nuk janë të përjetshme në partitë politike. Të mos i japim oksigjen Qeverisë duke qenë të shpërndarë, t’i nënshtrohemi rregullave, të njohim fuqinë e votës.

Vota e përcakton se kush drejton”, tha Salianji.