Pasi Apeli i dha vulën Sali Berishës, ambasada e SHBA në Tiranë thotë se pozicioni i tyre për personat e shpallur non grata nga DASH nuk ndryshon.
SHBA tregohet e prerë duke bërë edhe njëherë të qartë se nuk ka asnjë bashkëpunim me personat e futur në listën e zezë të Amerikës.
“Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA”, thuhet në reagimin e ambasadës.
SHBA më tej thotë se angazhohen për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë, sundimin e ligjit dhe luftën kundërkorrupsionit.
Reagimi i Ambasadës:
Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA.
Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara.