Ministri i Brendshëm Balla tha sot se viti 2030 do e gjejë Shqipërinë në BE.
Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë që jetojnë e studiojnë jashtë vendit ai theksoi se ata duhet ta shohin pjesëmarrjen në politikë si kontribut për atdheun.
“Shqipëria është në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Unë besoj se viti 2030 do na gjejë anëtarë të BE-së, që është realizimi i një aspirate historike të shqiptarëve. Po të shihni hartën, do vëreni se jemi të rrethuar nga të gjitha krahët me vende të BE-së, duke lënë në këtë zonë pak vende që nuk janë anëtare. BE-ja duhet ta tejkalojë këtë nonsens dhe t’i japë formë Europës, ku ne kemi qenë historikisht”, u shpreh Balla.
Ai shtoi më tej se turizmi është kthyer në një nga motorët kryesor të zhvillimit ekonomik të vendit, duke theksuar masat e marra për sezonin turistik.