Ish-kreu i PD-së Basha tha se do bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë pas vendimit të Apelit për t’i dhënë logon dhe simbolet e partisë Berishës.
Në një deklaratë për mediat ai tha se nuk ka ndërmend të themelojë parti të re politike dhe në çdo rast do marrë pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025.
“Në çdo rast do jemi në zgjedhje për shqiptarët. Shqiptarët do e kenë alternativën e tyre dhe atë do e kenë tek ne. Vendimi i 11 qershorit është tërësisht i padrejtë dhe do bëjmë rekurs. Nuk kemi marrë akoma vendim për parti të re. Ne besojmë se PD duhet të kthehet aty ku duhet të jetë dhe vendi i PD është në vlerat me të cilat ka lindur. Nuk mundet PD të jetë kundër aleatëve, përmes rekursit PD do t’ju kthehet demokratëve, për të bërë betejë me Ramën. Berisha nuk është zgjidhja për të larguar Ramën. Përmes rekursit, do kërkojmë që PD të kthehet tek vlerat.” – tha Basha.