Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama po e përdor Berishën si gogolin që do mbledhë votat


Në një prononcim për mediat Basha u shpreh i bindur se Sali Berisha nuk do të mundet dot të fitojë zgjedhjet dhe të realizojë ndryshimin që kërkon shumica e shqiptarëve. Lulzim Basha tha se nuk i përket kulturës politike që leh pas çdo vendimi.

Ne jemi sepse shqiptarët meritojnë më shumë, sepse ne besojmë më shumë, se sa ky debat mjeran”, tha ai.

“Jemi një parti që kemi thënë se duam drejtësi, ndaj do të ishte fatale për ne dhe ndjekësit tanë, që mos bënim rekurs, përderisa rekursin e njeh drejtësia.

Edi Rama po e përdor Sali Berishën si gogolin që do mbledhë votat, mjeran që kërkon të mbajë pushtetin.

Ne duam të bashkojmë të gjithë shqiptarët që duan ndryshimin në Shqipëri, duam ti bashkojmë nën logon e PD-së, ndaj edhe do të bëjmë rekursin.

Ka tre vjet që debati është marrë peng nga diskutimet për vulën dhe logon, është një debat që është marrë peng nga Qeveria. Nuk ka pikë rëndësie se me çfarë logosh dhe vulash do paraqitet altarnativa jonë, edhe pse preferoj që të jenë me ato të PD-së”, tha Basha.

Deklaratat Lulzim Basha  i bëri pas një takimi që pati me mbështetësit e tij, pjesë e strukturave të asaj që njihej para vendimit të Apelit, si Partia Demokratike zyrtare.