Vendosni fjalën kyçe....

“Demokratët euroatlantikë” – Fraksion brenda Berishës apo parti e re, Basha prezanton ndryshime në logo


Lulzim Basha pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike Sali Berishës, edhe pse nuk e ka shprehur zyrtarisht, ka dhënë indicie për ndryshime.

Së fundmi ai tha se do vijojë rekursin për vulën në Gjykatën e Lartë por një foto e publikuar me logon e PD-së por me një ndryshim të shtuar shton indicie për hapa të tjera.

“Demokratët Euroatlantikë”-ishte togfjalëshi i shtuar pas Partisë Demokratike të Shqipërisë duke shtuar dyshimet për një parti të re të cilën ai mund ta prezantojë së shpejti.

Edhe pse disa njerëz pranë tij kanë hedhur idenë për të qëndruar fraksion brenda PD-së së drejtuar nga Berisha, apo edhe ftesave të vazhdueshme për bashkim nga deputetë pranë Berishës, togfjalëshi i përdorur shpreh diferencën me Sali Berishën e izoluar nga ndërkombëtarët të cilët në SHBA dhe Britani të Madhe e kanë shpallur “të padëshiaruar”.