Gjermania në sfidën hapëse të Europianit që zhvillohet në shtëpinë e saj e ka nisur me fitore të thellë përballë Skocisë.
Gjermanët fituan 5-1 përballë skocezëve.
Golat për Gjermaninë u shënuan nga Wirtz (10’), Musiala (19’), Havertz (46’), Fullkrug (68’) dhe Can (93’).
Golin e vetëm për Skocinë u shënua po nga një gjerman, Rudiger, që devijoi një top të goditur nga McKenna në minutën 87’.
Skocezët prej minutës së 44’ mbeti me 10 lojtarë duke ja bërë më të lehtë fitoren gjermanëve.