Vendosni fjalën kyçe....

Greqi, përplasje e dhunshme në Exarchia, plagosen 3 policë dhe arrestohen 22 persona


Incidente mes policëve dhe një grupi personash të panjohur kanë ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugët e Exarchia.

Si pasojë janë plagosur tre policë dhe janë arrestuar 22 persona.

Sipas mediave greke, pak para mesnatës, një grup prej rreth 20 personash me kapuç sulmuan me bomba molotov policët në rrugën e quajtur Themistokleos.

Më pas, ndërsa po zhvillohej një operacion për zbulimin e trazirave, efektivët e policisë u sulmuan në rrugët Koletti, Benaki dhe Messolongiou.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Skai.gr