Vendosni fjalën kyçe....

Ishte dënuar me 15 vjet, arrestohet 57-vjeçari me tre mbiemra


Një 57-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim është arrestuar në Korçë.

Agron Osmanllari që njihej edhe me mbiemrat Osmani e Meka është dënuar më 15 vite burg për tentativë vrasjeje.

Dënimi ndaj tij është dhënë në vitin 2019 pasi ka tentuar të vrasë me armë zjari në Bilisht, Erion Çollakun, ngjarje e ndodhur më 3 maj 2018.