Vendosni fjalën kyçe....

Osmani përfaqëson Kosovën në Samitin për Ukrainën


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të përfaqësojë shtetin në një samit për paqe në Ukrainë, që do të mbahet këtë fundjavë në Burgenstok të Zvicrës.

Sipas një njoftimi të Presidencës së Kosovës, Osmani në këtë samit do të “riafirmojë përkushtimin e Republikës së Kosovës për ta vazhduar mbështetjen për Ukrainën deri në fitore”.

Gjithashtu sipas njoftimit, Osmani do të flasë për rëndësinë e mbështetjes gjithëpërfshirëse globale “për t’u arritur paqe afatgjate dhe e qëndrueshme”.

Gati 90 vende dhe organizata do të marrin pjesë në samit, sipas presidencës së Zvicrës, Viola Amherd.

Sipas saj, pjesëmarrësit në samit – rreth gjysma e të cilëve do të jenë udhëheqës shtetesh ose qeverish do të përpiqen të gjejnë një rrugë për t’i ndalur luftimet./REL