Vendosni fjalën kyçe....

Policia e Kosovës kap sërish armë e eksplozivë në veri

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Svecla ka publikuar armatimin që u konfiskua sot në veri të Kosovës.

Sveçla ka publikuar disa fotografi ku shihen eksplozivë, armë dhe municione.

Ai tha se kërcënimet destabilizuese nga Beogradi do të kundërshtohen me ligj dhe rend.

Sot, më shumë eksplozivë, armë dhe municione u konfiskuan edhe një herë në veri falë forcave tona vigjilente të sigurisë dhe rritjes së bashkëpunimit me qytetarët tanë në veri. Kërcënimet destabilizuese nga Beogradi do të kundërshtohen me ligj dhe rend”-shkrun Sveçla.