Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës/ Gardh metalik në hyrje të godinës, policia rrethon Bashkinë e Tiranës


Teksa pak pas minutash pritet të nisë protesta e opozitës, policia ka zbarkuar te bashkia e Tiranës, në kuadër të planit të masave të marra për t’iu paraprirë çdo situate.

Në pamje shihet që janë vendosur gardhe metalike, që kanë rrethuar bashkinë.

Prej disa kohës opozita po proteston para bashkisë së Tiranës, në shenjë revolte pas arrestimeve që u bënë me urdhër të SPAK. Kujtojmë se protesta pritet të nisë në orën 11:00.