Tensionohet protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Ashtu si edhe në protestat e kaluara, protestuesit i kanë vënë zjarrin disa gomave.
Një person i maskuar dhe me një kapuç të zi në kokë ka spërkatur me lëndë djegëse gomat, të cilëve iu është vënë zjarri.
Ndërkohë policia ka përdorur fikëset e zjarrit për të shuar flakët.
Por ky veprim i Policisë ka irrituar disa nga protestuesit, që kanë reaguar ndaj forcave të rendit.
Policia ka spërkatur me ujë me presion disa nga protestuesit, ndërsa tymi ka krijuar jo pak probleme, duke iu shtuar kështu problemeve që krijohen nga temperaturat e larta të motit.