Në seancën që po zhvillohet sot në Apel për ish-krybashkikun e Himarës, Fredi Beleri, sipas Shqiptarja.com avokatja e këtij të fundit Klodiana Gjyzari, deklaroi se nuk ka gjurmë të pajisjes së përgjimit.
Ndër të tjera ajo thotë Nga përmbajtja e procesverbaleve, nuk është përcaktuar asnjë takim mes Belerit dhe Arsen Ramës dhe nuk ka asnjë fotografi në dosje që këta dy shtetas janë takuar bashkë.
“Duam që gjykata të parashtrojë faktin si janë provat. Beleri që në momentin e arrestimit, ka thënë se është një proces i manipuluar. Shkresa e komisariatit pa burim prove, nuk mund të merret si provë nga ana e prokurorisë. Ne ende nuk e dimë ku janë këto regjistrime, nuk na janë vënë në dispozicion. Qëllimi i prokurorisë është të lë një gjysme indicie. Gjykata vijon ti referohet shkresës së komisariatit të policisë e cila është e diskutueshme. Gjykata arsyeton që në 10 maj, në orën 20.20 Beleri ka kryer një bisede me Arsen Ramën.
Dhe arsyeton që janë takuar me njëri- tjetrin. Nga të dhënat rezulton se Beleri nuk e ka takuar kurrë Arsen Ramën. Nga përmbajtja e procesverbaleve, nuk është përcaktuar asnjë takim mes Belerit dhe Arsen Ramës. Nga ka asnjë fotografi në dosje që këta dy shtetas janë takuar bashkë. Nuk ka asnjë takim të pandehurit me Arsen Ramën dhe nga forcat operacionale thuhet se Beleri është takuar me dy persona. Ata dy persona që u takuan, i thanë OPGJ që nuk kanë lidhje me çështjen”, tha ajo.