Vendosni fjalën kyçe....

Spanja dhe Turqia synojnë rritjen e tregtisë në 25 miliardë euro në vit


Autoritetet në Spanjë dhe Turqi po planifikojnë të rrisin qarkullimin tregtar vjetor në 25 miliardë euro. 

“Në takimin e nivelit të lartë në vitin 2021, ne i vumë vetes synimin për të arritur një qarkullim tregtar prej 20 miliardë eurosh në vit,  shifër që ndoshta do ta tejkalojmë në muajt në vijim”, theksoi kryeministri. 

“Megjithatë, potenciali për rritje është ende i lartë dhe ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që kjo shifër të rritet në 25 miliardë euro”, tha kryeministri i Mbretërisë Pedro Sánchez në një konferencë shtypi në Madrid me Presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan.

Sanchez shtoi se më shumë se 700 kompani spanjolle operojnë në Turqi, shkrujnë mediat e huaja.