Një zjarr i madh ka rënë në Tregun e rrobave të përdorura në Lagjen Perash në Shkodër.
Zjarri ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të tregut dhe rrezikon banesat përreth.
Dhjetëra efektivë të zjarrfikëses po punojnë intensivisht për të shuar flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Aktualisht, nuk ka raporte për dëme në njerëz, por situata mbetet kritike dhe në zhvillim.