Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër me përmasa të mëdha, zjarrfikëse edhe nga Ulqini e Malësia e Madhe


Zjarri në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër ka marrë përmasa të mëdha teksa flakët kanë përpirë disa banesa.

Përveç zjarrfikësve në vendngjarje, priten të mbërrijnë edhe mjetet nga Ulqini dhe Malësia e Madhe.

Shumë banorë janë evakuuar nga banesa afër shtëpisë që ka marrë flakë në rrugën ‘Ndoc Mazi’.

“Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr. Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë  po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri. Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit  Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e  shkakut të rënies së zjarrit.’, njofton policia.