Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, është regjistruar sot në Durrës.
Në aksin rrugor Plepa-Shkozet, një makinë me targa të huaja ka përplasur të moshuarin 78 -vjeç.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K, ka humbur.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.