Vendosni fjalën kyçe....

Meta merr varrenë kundër TEC-it në Roskovec: Rrëmbeni armët, mua këtu më keni me kallash në dorë


 

Ilir Meta, ka shkuar sot në Roskovec ku po zhvillon takim me banorët. Në fund të fjalës së tij kreu i PL mori varrenë duke goditur piketat ku do të ndërtohet TEC-i .

Ai u shpreh se qytetarët duhet të “rrëmbejnë armët” dhe gjithashtu ai ka shtuar se duhet te mobilizojne edhe personat të cilët ndodhen jashtë vendit. 

“Edhe armët duhen marrë. Mua këtu më keni me kallash në dorë. Nuk më dridhet dora fare. Mobilizoni edhe njerëzit që keni jashtë. Vetëm huri i ndan punët me këta”, tha ai.