Deputeti i PD-së Luan Baçi përsëriti sot akuzat se non grata ndaj kreut Berisha u lobua nga kryeministri Rama.
Ai tha gjithashtu se Lulzim Basha e deputetët që e pasojnë veprojnë sipas urdhrave të kreut të qeverisë dhe janë dashakeqë ndaj PD-së dhe demokratëve.
“Deri më tani pra para vendimit të Gjykatës për PD, ja kisha lënë fajin paaftësisë, por me lëvizjet e fundit e shoh edhe dashak eqas Bashën.Pa u shpallur vendimi, Basha dhe grupimi i tij shpreheshin se duhet ta respektojmë vendimin e Gjykatës, cilido qoftë ai. Por në momentin që Gjykata foli, Basha reagoi ndryshe edhe grupimi i tij ndryshoi qëndrim. Por të nesërmen punëdhënësi u dha urdhër, pra Rama.
Ramës nuk i inetreson që PD të jetë kështu, sepse në 14 maj Rama e pa se ça i ndodhi, shumë demokratë nuk votuan fare sepse bojkotuan për faktin që PD ishte e ndarë në dy grupe. Berisha i vlerëson marrdhëniet me Amerikën, e kemi aleat strategjik. Berisha e kundërshtoi këtë ‘Non grata’ se s’kishte fakte, qytetarët i qëndruan në krah Berishës, sepse u kuptua që ishte një lobim i Ramës. Demokratët e kanë zgjedhur si lider të PD, Berishën.” – tha Baçi në rubrikën “Kjo Javë” në News24.