Vendosni fjalën kyçe....

Pak orë para ndeshjes, Dortmundi ‘pushtohet’ nga flamujt kuq e zi


 

50 mijë tifozë shqiptarë pritet të mbushin stadiumin e Dortmund në Gjermani sot në mbrëmje në orën 21:00, ku do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Itali për Euro 2024.

Dortmundi nuk ka parë ndonjeherë kaq shumë flamuj kuq e zi.

Rrugët janë plot nga tifozë të shumtë shqiptar, të cilët janë veshur kuq e zi dhe mbajnë në duar, ose në krahë flamujt kombëtar

Shumë kërcejnë, këndojnë e festojnë shqip, duke bashkuar të gjithë shqiparët anembanë, nga Shqipëria, Zvicra, Italia, Gjermania për të mbështetur me zemër kombëtaren