Vendosni fjalën kyçe....

Ramaphosa rizgjidhet president i Afrikës së Jugut


Cyril Ramaphosa ka fituar një mandat të dytë si president i Afrikës së Jugut pasi partia e tij Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC) arriti një marrëveshje koalicioni të vonë me rivalët e vjetër nga Aleanca Demokratike e qendrës së djathtë (DA) dhe parti të tjera më të vogla.

ANC, e cila kishte qenë në pushtet për tre dekadat e fundit që kur vendi mposhti Aparteidin, humbi shumicën e saj parlamentare në zgjedhjet në fund të majit. Ajo mori vetëm 40.2% të votave, me DA që mori pothuajse 22%.

Marrëveshja për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar u ra dakord mes palëve pas dy javësh negociata intensive, vetëm disa orë përpara se Asambleja Kombëtare në Cape Toën të ​​mblidhej për të zgjedhur presidentin e ri të premten.

Me mbështetjen e DA, Ramaphosa arriti një fitore dërrmuese, duke mposhtur kreun  e së majtës Luftëtarët e Lirisë Ekonomike, Julius Malema, me 283 me 44.

Në fjalimin e tij të parë si president i zgjedhur, Ramaphosa tha se ishte “i përulur dhe i nderuar” që do shërbente një mandat të dytë dhe se udhëheqja e vendit për pesë vjet të tjerë është një “përgjegjësi e madhe”.

Parlamenti deklaroi se Ramaphosa do të betohet si president në Pretoria, kryeqyteti administrativ i vendit, më 19 qershor.