Vendosni fjalën kyçe....

Tre adoleshentë në SHBA rrezikojnë burgun pasi vandalizuan muralin LGBT me monopatina (Video)


Tre adoleshentë amerikanë në Uashington mund të përballen me dhjetë vjet burg pasi u arrestuan për shkak të rrëshqitjes në një mural LGBT me e-skuter.

Nëntëmbëdhjetë vjeçari Ruslan V. V Turko dhe dy të mitur të paidentifikuar u arrestuan të mërkurën pasi vandalizuan muralin e LGBT që ndodhet përballë Riverfront Park në Spokane, Uashington.

Turko doli në gjykatë të enjten, së bashku me përfaqësuesin e tij ligjor. Prokurorët kërkuan një garanci prej 15,000 dollarësh që do mbulonte koston e përafërt të ripikturimit të muralit. Adoleshenti më vonë u la i lirë me kusht që të mos kthehej në vendin e ngjarjes.

Adoleshentët u kapën pasi një grup dëshmitarësh të ulur në një lokal aty pranë i panë ata duke lëvizur mbi mural e duke frenuar qëllimisht për të lënë shenja, zbuluan dokumentet e gjykatës, shkruan Daily Mail.