Vendosni fjalën kyçe....

Zjarri në tregun në Shkodër, tregtarët kërkojnë ndihmën e shtetit: Kemi 22 vite që tregtojmë këtu


80 tregtare të rrobave të përdorura, kërkojnë ndihmën e shtetit,pasi tregu në Shkodër është shkrumbuar totalisht.

“Kemi 22 vite që tregtojmë këtu”, thonë ata.

Ç’më duhet shkaku kur më është shkrumbuar gjithçka. Shteti duhet të bëjë tregun e të na thotë e keni këtu. Ku ishte shteti kur u detyruam në të hynim aty?”, shprehet një tregtare.

Shefi i repartit të zjarrfikësve Bashkim Ramaj, e cilësoi si zjarrin më të madh të 20 viteve të fundit.

“Është zjarri më i madh i 20 viteve të fundit. Parkingjet një problem serioz që pengojnë ndërhyrjen e zjarrfikësve në raste të tilla. Angazhimi i të gjithë strukturave për menaxhimin e situatës”, tha ai.