Drejtuesi i Lëvizjes ShpresON, Altin Goxhaj duke shpërndarë një video të Adriatik Lapajt e ka cilësuar atë një kopje të keqe të Erion Veliajt.
Lapaj i ftuar në “Top Story” në Top Channel tregoi një histori të njohur sikur t’i ketë ndodhur vërtetë atij.
Ndërkaq, Goxhaj ka shpërndarë edhe historinë e cila është mirënjohur në rrjet dhe jo një ndodhi e vërtetë e Lapajt duke e demantuar kështu atë.
“Është kaq fotokopje e Veliajt sa edhe historitë më të njohura dhe vjetra online si kjo me elefantin e shet sikur i kanë ndodhur atij personalisht Dhe Grida e Top Kanalit në rolin e idiotes sikur po e dëgjon për herë të parë”-shkruan Goxhaj.