Me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm besimtarët myslimanë. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë teksa ka publikuar një foto shkruan ‘Gëzuar Kurban Bajramin’.
Gjithashtu Presidenti i vendit Barjam Begaj ka uruar besimtar myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
“Përzemërsisht i uroj Kurban Bajramin besimtarëve myslimane shqiptarë!
Kurban Bajrami bart mesazhin e sakrificës sublime duke mundur egoizmin, zemërimin dhe lakminë.
Kurban Bajrami është akt arsyeje dhe vullneti, me anë të të cilit ne kuptojmë madhështinë e mesazhit hyjnor dhe përpiqemi të përmbushim rolin tonë për të bërë të mira e për t’iu gjendur pranë atyre që nuk kanë mundësi.
Vetëm ky reflektim i gjithsecilit bën të mundur një shoqëri më të mirë e më të drejtë. Gëzuar për shumë vjet Kurban Bajramin”. shkrua Begaj.
Më tej dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
“Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, uroj besimtarët myslimanë dhe qytetarët që festojnë e ndajnë me ta harenë e kësaj dite të bukur. Kjo ditë na frymëzon që dashurinë për Zotin ta kemi edhe për njëri-tjetrin, sakrificën në emër të besimit ta bëjmë pjesë të jetës, përkushtimin ndaj Zotit ta tregojmë edhe ndaj atyre që kanë nevojë për ne. Shëndet, gëzime e bekime për të gjithë”.shkruan Nikolla.
Edhe presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Meta ka uruar këtë festë të shenjtë nga qyteti i Kavajës.
“GËZUAR KURBAN BAJRAMIN!
Kënaqësi t’ju uroj këtë Festë të Shenjtë, simbol të sakrificave dhe humanizmit, pikërisht nga Kavaja, qyteti simbol i traditave dhe vlerave”.