Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD Genta Vangjeli, me anë të një deklarate për mediat deklaroi se qeveria nënshkroi një kontratë me Boston Consulting Group.
Vangjeli thekson se kjo kontratë është nënshkruar për të konsoliduar pushtetin e Ramës dhe jo për të luftuar korrupsionin, siç propagandon qeveria e Rilindjes.
Pjesë nga fjala e zëdhënëses Antikorrupsion në PD genta Vangjeli:
Më 29 Maj 2024 Edi Rama nënshkroi VKM nr. 327, me objekt: Autorizimin e ministrit të Drejtësisë dhe të ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin të negociojnë drejtpërdrejt me subjektin ndërkombëtar BOSTON CONSULTING GROUP (BCG) për ofrimin e shërbimit të konsulencës për identifikimin e mekanizmave eficientë për të nxitur më tej luftën kundër korrupsionit dhe mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale (IA) për këtë qëllim.
Negocimi ka në objekt këto 3 (tri) fusha:
Negocimi ka në objekt këto 3 (tri) fusha:
a) Analizë për identifikimin e mekanizmave efecientë dhe dhënien e rekomandimeve për luftën kundër korrupsionit,
b) Analizë dhe rekomandime, me qëllim parandalimin e korrupsionit në ofrimin e shërbimeve publike
c) Analizë dhe rekomandime për mundësinë e përdorimit të inteligjencës artificiale në proceset vendimmarrëse dhe atë të ofrimit të shërbimeve.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të kompanisë Boston Consulting Group, nga 297 vende ku janë aplikuar kontrata konsulence të ofruara nga ky subjekt, në asnjë rast profili i konsulencës nuk ka lidhje me analiza dhe rekomandime me qëllim luftën kundër korrupsionit, por me konsulenca për IT, menaxhim, rritjen e eficencës së bizneseve të ndryshme të karakterit tregtar etj. Sipas burimeve të treta, p.sh. gazetës The New York Times, kjo kompani ka qenë në qendër të disa skandaleve.