Vendosni fjalën kyçe....

Përleshje mes tifozëve serbë e anglezë para sfidës në Europian


Tifozët e Anglisë dhe Serbisë kanë pasur një përleshje të dhunshme në një bar në Gelsenkirchen të Gjermanisë.

Siç raporton Mirror, grupet e tifozëve u gjuajtën me karrige.

Derisa, bëhet e ditur poashtu se 22 vetura policie arritën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Një tifoz që pa ngjarjen deklaroi se përleshja nuk ishte e përmasave të mëdha por ishte “keqe”.

Incidenti që përfshin tifozët e Anglisë dhe Serbisë erdhi menjëherë pasi policia e Hamburgut qëlloi një burrë që raportohej se ishte i armatosur me një sëpatë dhe një “koktej molotovi” pak përpara se qyteti të organizonte ndeshjen e tij të parë të turneut.