SHBA/ Plagosen 9 persona nga të shtënat me armë në një park në Michigan


Nëntë persona u plagosën, duke përfshirë dy fëmijë të vegjël dhe nënën e tyre, pas një sulmi me armë zjarri në një park në një periferi të Detroitit të Michiganit në orën 17:00. Forcat e rendit gjurmuan një të dyshuar në një shtëpi.

Autoritet njoftuan se një djalë 8-vjeçar u qëllua në kokë i cili është në gjëndje kritike bashkë me nënën e tij e cila u qëllua në bark dhe këmbë.

Autoritetet fillimisht thanë se besonin se deri në 10 persona kishin plagë me armë zjarri nga të shtënat në Rochester Hills, por ky numër u rishikua pasi ata u kontrolluan me spitalet e zonës.

Gjashtë viktimat e tjera, të gjithë 30 vjeç e lart, ishin në gjendje të qëndrueshme, thanë autoritetet. Ata përfshinin një çift burrë e grua dhe një burrë 78-vjeçar.

Mediat vendase thonë se sulmi dukej i rastësishëm, ku autori i ngjarjes qëëloi 28 herë në drejtim të njerzve që ndodheshin në park.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e AP