Turistja franceze dëmtohet në Tropojë, transportohet në Tiranë


Një turiste franceze rreth të 50-ave pësoi aksident mesditën e sotme në Vranë të Lekbibajt.

Menjëherë pas njoftimit ajo u lokalizua nga Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor të Shqipërisë të cilët bën të mundur dhënien e ndihmës së parë ndaj saj.

U konstatua se turistja kishte pësuar dëmtime të rënda dhe u dërgua menjëherë në Tiranë në Urgjencën Mjekësore – QKUM.

Shërbimi i Kërkim Shpëtimit Malor i Shqipërisë pranoi sot rreth orës 12:30 një thirrje për ndërhyrje pasi raportohej se një turiste me shtetësi franceze e moshës rreth të 50-ave kishte pësuar aksident në Vranë, Lekbibaj , menjëherë u bë organizimi i një skuadre në kordinim me Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore – QKUM u lokalizua turistja dhe ju dha ndihma e parë, për shkak të dëmtimit të rëndë ishte e nevojshme kryerja e transportimit në mënyrë t menjëhershme me anë të helikopterit në drejtim të Tiranës.

Duke falënderuar të gjithë pjesmarrësit në këtë ndërhyrje i urojmë shërim të shpejtë turistes

Bëjmë thirrje të udhëtoni në mënyrë të sigurtë duke përdorur të gjitha protokollet e sigurisë dhe pajisjet e nevojshme, sugjerojmë që gjithmon të shoqëroheni nga një udhërrefyes turistik lokal”-thuhet në njoftim.