Vendosni fjalën kyçe....

Avioni në Zelandën e Re bën ulje emergjente, i merr flakë motorri gjatë fluturimit


Një avion “Boeing 737-800” bëri një ulje emergjente në Zelandën e Re pas një zjarri në motor.

Sipas Associated Press, avioni i nisur për në Melburn me 67 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit, u ul në Invercargill, Zelanda e Re, pas shpërthimit të zjarrit.

Incidenti mund të ketë ardhur nga një “goditje e shpendëve”, tha shefi operativ i linjës ajrore, Stuart Eggs.

Flakët u vunë re menjëherë pasi avioni u ngrit nga aeroporti i Queenstown.