Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Asnjë surprizë për vulën e PD-së, procesi nuk ishte i ndikuar politikisht


Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi në emisionin “Open” në News24 se vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën dhe logon ishte i pritshëm, pasi Gjykata e Lartë kishte caktuar të gjitha konturet.

Bardhi tha se ky vendim i jep fund një konflikti të stisur brenda PD-së. Bardhi tha se vendimi nuk ishte një surprizë, duhej të kishte një zgjidhje kohë më parë.

Qytetarët presin 4 apo 5 vite në dyert e drejtësisë për një vendim të formës së prerë. Në rastin e PD-së kemi një shqyrtim me përparësi të çështjes. Një vit para zgjedhjeve kemi një zgjidhje përfundimtare”, tha Bardhi duke shtuar se nuk ka prova që ky proces të ketë qenë i ndikuar politikisht.