Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: PD në mandatin e parë do dyfishojë pagat dhe do bëjë pensionin dhe minimumin jetik 2020 euro


Kryetari i PD-së Sali Berisha premtoi se me ardhjen në pushtet në mandatin e parë do dyfishohen rrogat.

Gjithashtu ai premtoi se do bëjë minimumin jetik 220 euro në muaj.

“Partia Demokratike është e vendosur që në një akt të parë të mos ketë shqiptarë në Shqipëri, cilido qoftë ai, fëmijë apo i rritur, pensionistë apo i papunë, që të mos marrë minimumin jetik 220 euro në muaj.

Është jetike është emergjencë një shpërndarje e re e të ardhurave në Shqipëri dhe për shqiptarët.

Partia Demokratike është e vendosur që në mandatin e saj të parë të dyfishojë rrogat dhe pensionet në mbarë vendin dhe të hedhë bazat e sigurta për dyfishimin tjetër në vazhdim”-premtoi Berisha.