Në Partinë Demokratike deputetët duhet që të gjejnë mundësi bashkekzistence dhe të mos e braktisin atë.
Kështu është shprehur sot deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, përmes një postimi në rrjetet sociale, i cili shkruan se kundërshtia ndaj një kryetari nuk mund të kthehet në kundërvënie ndaj të gjithë partisë.
Ai shton se duhet të ketë dialog dhe debat për të fuqizuar më tej PD.
“Unë nuk kam braktisur askënd, unë kam refuzuar këdo që më kërkon të braktisë PD. Unë besoj se PD duhet të jetë parti më e madhe se çdo kryetar.
Unë besoj se në PD duhet të gjejnë mundësi bashkëekzistence dhe ata që mbështesin një kryetar dhe ata që e kundërshtojnë një kryetar. Unë mendoj se kundërshtia ndaj një kryetari nuk mund të kthehet në kundërvënie ndaj PD.
Unë mendoj se për të zhvilluar dhe fuqëzuar PD, dialogu, debati dhe përballja duhet të ndodhë me dinjitet brenda PD, jo duke e braktisur PD. Kjo kërkon realizëm, arsye të ftohtë, mendje të hapura dhe pak idealizëm nga kushdo”, shkruan ai.