Franca ka marrë një fitore të vështirë përballë Austrisë në sfidën e parë të tyre në kampionatit Evropian.
Ndeshja e vlefshme për grupin D përfundoi me shifrat 1-0 në favor të “gjelave”.
Goli i vetëm u shënua nga austriaku Wober i cili devijoi një top të Mbappe në portën e skuadrës së tij.
Me këtë fitore, Franca ndan vendin e parë me Hollandën me pikë të barabarta në grup.