Belgjika ka zhgënjyer në fillim të Kampionatit Evropian “Gjermania 2024”.
Belgët u mposhtën ndaj Sllovakisë minimalisht 0:1.
Belgjika më pas tentoi me çdo kusht të shënojë golin e barazimit, por nuk arriti dot.
Lukaku shënoi dy herë, megjithatë në të dy rastet goli u anulua nga sistemi VAR.
Kësisoj, Sllovakia shkon në tri pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe Rumania në vendin e parë.
Belgjika mbetet e treta pa pikë pas xhiros së parë të fazës së grupeve në Evropian.