Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka deklaruar se
Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se mungesa e inceneratorit ka krijuar një bombë ekologjike në zonë e Sharrës, pak km larg qendrës së kryeqytetit.
Sipas saj zona e trajtimit të mbetjeve ndodhet në limitet e kapacitetit për menaxhimin e mbetjeve.
DEKLARATA:
Të dashur qytetarë:
12 milion € i kalohen çdo vit inceneratorit të Tiranës, dhe pse as nuk djeg plehra dhe as ekziston. Mungesa e tij ka gangrenizuar jo vetëm vjedhjen, por ka krijuar një bombë ekologjike në zonë e Sharrës, pak km larg qendrës së kryeqytetit. Zona e trajtimit të mbetjeve ndodhet në limitet e kapacitetit për menaxhimin e mbetjeve.
Duke parë gjendjen, u kërkua me urgjencë leje për ndërtimin e një qelize shtesë për depozitimin e mbetjeve të ngurta urbane. Mirëpo qeliza e re ende nuk ka marrë dritën jeshile.
Kjo nënkupton se aktualisht Sharra është tej kapaciteteve të menaxhimit të mbetjeve.
Gazetaret e Faktoje.al kane kërkuar informacione që prej muajit mars mbi këtë çështje, por përpjekjet e tyre kanë dështuar. Qartazi, ata që nuk bëjnë transparencë për qindra miliona euro të hedhura për inceneratorë inekzistentë s’kanë pse e vënë ujin në zjarr për rrënimin e mjedisit dhe ajrit të Tiranës.
Në maj 2018 Edi Rama, teksa prezanote projektin e Sharrës në video 3D mburrej se ishte krenar për inceneratoret e thoshte: ‘Shikojeni se si po fitohet beteja për Shqiperinë e pastër Europiane, mu në zemrën e vendit tonë, përmes një modeli të ri standardesh të Bashkimit Europian mbledhjeje, përpunimi e prodhimi energjie nga mbetjet me zero impakt negativ për ajrin e shëndetin.’
Sot Inceneratori i Elbasanit nuk punon, ai i Fierit nuk arriti të përfundonte, ndërkohë që në Tiranë inceneratori nuk ekziston. Aktualisht inceneratorët janë nën sekuestro. SPAK bën sikur heton por pa guxuar të shkojë te akuza ‘grup i strukturuar kriminal’ dhe duke hetuar për cikerrima si vjedhje të TVSh, vjedhje për të justifikuar punimet me fatura sheqeri e orizi, blerjen e një linje birre, apo pllakat e banjos dhe dhurata për bileta hoteli e avioni.
Në fund, dua të theksoj se ka 4 vite që PD e ka kallzuar këtë aferë duke argumentuar shkeljet e një ‘grupi të strukturuar kriminal’.
Por, SPAK nuk ka pranuar të (1) hetojë për grup të strukturuar kriminal ndonëse i dalin të njëjtët personazhe (2) nuk ka hetuar procedurat (3) nuk ka guxuar të shprehet për Edi Ramën, Engjëll Agaçin, Artur Metanin, Erion Veliaj etj që kanë luajtur rol vendimtar për procedurat.
Ja një pyetje që i duhet bërë SPAK pas 4 vitesh zvarritje: A ka përgjegjësi apo jo Engjëll Agaçi & Artur Metani për:
(i) injorimin e shkresës se APP që procedura ishte e paligjshme,
(ii) kalimin e kontratës së Elbasanit kinse u kryen 9 procedura brenda ditës,
(iii) nenin ‘pamundësia e ndërprerjes se kontratës’, &
(iv) 8 pike bonus për kompaninë që nuk ekzistonte fare?
Ju faleminderit