Pas vendimit të Londrës, duke rrëzuar rekursin e ish-kryeministrit shqiptar për shpalljen non-grata, vjen reagimi nga Sali Berisha.
Berisha paralajmëron se rruga e drejtësisë do të vazhdojë. “Sa mund të mbulohet dielli me shoshe, aq mund të humbë e vërteta nën mashtrime. Mbetem i bindur se rruga e drejtësisë që do të vazhdojë do t’i shërbejë të vërtetës dhe do të godasë në mënyrë të merituar korrupsionin transnacional.”, mbyll reagimin e tij Berisha.
Deklaratë e kryetarit të PD Sali Berisha:
Vendim i SIAC shton nje kat ne monumentin e korrupsionit dhe turpit te vendimit për perjashtimin e Sali Berishes.
Sipas ambasadoreve te korruptuar nga lobimi i Xhorxh Soros dhe Edi Rames, Berisha duhej ndaluar sepse:
(1) Paska lidhje me piramidat e vitit 1997. ne nje kohe kur hetimet penale dhe parlamentare të zhvilluara nga PS pas ardhjes së saj në pushtet nuk kane deshmuar dot asnje fakt per kete gje. Vetë provat e sjella nga Home Office përgënjeshtrojnë pretendimet e saj. Madje vetë Parlamenti i MB, në një raport të posacëm që flet mbi këto skema, vlerëson qëndrimin e qeverisë shqiptare dhe që këshillon institucionet britanike të ndjekin përqasjen e saj, si të vetmen rrugë të drejtë dhe ligjore – falimentimin e skemave piramidale dhe vënien e drejtuesve të tyre para drejtësisë.
(2) Berisha paska lidhje me krimin e organizuar pasi qe nje militant i PD te cilin Berisha nuk e kish takuar kurre ne jete (F. Dauti) gjate nje vajtje te komisionit te rithemelimit ne PD ka goditur me shkelm nje dere! Ndonëse në dokumentat e saj Home Office pohon se nuk gjetem asnje provë qe Berisha te kete ndonje lidhje me z. Dauti, në mënyrë allogjike e qesharake shprehen se kjo provon lidhjen e Berishes me krimin e organizuar, Kjo vetëm sepse ambasadori ka marrë të gatshme shprehjet e Lulzim Bashës.
(3) Berisha paska pasuruar biznismenin Damir Fazliç dhe ka ndaluar hetimin e tij sipas nje media te Soros. E verteta eshte se Fazliç nuk është favorizuar kurrë nga Berisha dhe qeveria e tij dhe nuk ekziston asnjë fakt që të provojë të kundërtën. Aludimi për ndërhyrje në hetimin e Fazlic i referohet faktit që prokuroria në një rast ka dashur t’a ndalojë pa pasur vendim me shkrim për ndalimin e tij, gjë që është refuzuar të zbatohet nga zyrtarët e policisë, në përputhje me Kushtetutën dhe garancitë universal për të drejtat e njeriut. Kur prokuroria leshoi shkresen ligjerisht, Fazlic erdhi dhe dha deshmine e tij. Prokuroria zhvilloi gjatë 1 viti hetime në Shqipëri dhe shtete të tjera ndaj Fazlic dhe nuk gjeti dot asnjë prove që të tregonte ndonje shkelje nga ana e tij.
(4) Berisha paska pasuruar Fazliç pasi ai, si çdo qytetar tjetër i këtij vendi apo i huaj, ka blerë 12 hektarë tokë private në Porto Romano, nga të cilat 2 hektarë nga dhëndri im dhe se për këtë shkak unë paskam zgjeruar parkun e Porto Romanos në mënyrë që toka e tij të futej brenda zgjerimit. E vërteta është se toka e Fazlic ishte pjesërisht brenda parkut të miratuar nga qeveria socialiste dhe qeveria e PD e zgjeroi parkun jo me pak hektare, por me 850 hektarë të tjerë, pasi në bazë të nje studimi shume-vjecar Ministria e Ekonomise krijoi zonen industriale energjitike ne Porto Romano, në bazë të interesave të krijimit të një parku të tillë dhe jo për pak hectare që kish blerë Fazlic. Që në vitin 2004 e në vijim, në fletoret zyrtare të Shqipërisë si dhe në media janë publikuar akte zyrtare që tregonin se parku energjetik do të zgjerohej, cka shtyu dhjetra biznesmenë të blinin tokë në këtë zone. Ky park dhe sot po zgjerohet perseri.
(5) Pretendimi se vajza ime paska perfituar nga investimi 100 ml euro i biznesmenit Ansar eshte shpifje dhe genjeshter e trashe. Kjo pasi ky investim nuk ka ndodhur kurrë. Personi në fjalë kërkoi të investonte pa respektuar rregullat e tenderit dhe kur vajza ime, ne perputhje me ligjin, refuzoi te loboje prane qeverise per këtë gjë, ai, pas një dreke në Rogner me Taulant Ballën dha deklarata të rreme dhe u largua pashlyer as detyrimin ndaj saj për punën avokatore (rreth 8,000 euro).
Si PERFUNDIM:
Te thuash se po lufton krimin e organizuar pse nje militant i panjohur goditi me shkelm nje dere dhe po ndeshkon liderin e opozites eshte perpjekje mjerane per te mbajtur ne pushtet korrupsionin dhe krimin e organizuar nderkombetar qe perfshin (i) narkoshtetin e pare ne Evrope ku kryeministri akuzohet nga zevendesi i tij se takon ne zyre kreret e bandave kriminale, ku shefat e policise jane ne marrdhenie me krimin per te porositur vrasje, (ii) ku jepen licence kazinoje per kartelin e droges Sinaloa, ku kokat e krimit te organizuar marrin statusin e investitorit strategjik (iii) ku kryeministri dhe keshilltaret e tij korruptojne e shefat e inteligjences se FBI si McGonigal dhe gjeneralin rumun Coldea, etj.
Rastet e paraqitura jane tregues qe nuk ka asnje prove apo fakt per asnje veprim te paligjshem nga lideri i opozites por duken qarte se jane perpjekje per te ndaluar opoziten te sfidoje pushtetin e korruptuar, qe eksporton krim te organizuar por qe pranon te marre refugjate sipas deshires se kerkueseve/lobuesve.
Sa mund te mbulohet dielli me shoshe, aq mund te humbe e verteta nen mashtrime. Mbetem i bindur se rruga e drejtesise qe do te vazhdoj do t’i sherbeje te vertetes dhe do te godase ne menyre te merituar korrupsionin transnacional.