Ditën e sotme një turist italian ka ndërruar jetë në Ishull Lezhë në momentin që është futur në det.
Dyshohet se 66-vjeçari nga Milano ka pësuar një arrest kardiak, të cilit nuk ka mundur t’i mbijetojë.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në Ishull Lezhë, shtetasi italian P. G.,66 vjeç, banues në Milano, në momentin që është futur në det dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.