Vendosni fjalën kyçe....

Vendimi/ Berisha humb gjyqin në Londër, vijon të mbetet “non grata” në Britani


Sali Berisha do të vijojë ta ketë të ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe. Ish-kryeministri demokrat e humbi apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office”.

Gjykata e Apelit është shprehur në favor të qëndrimit të Qeverisë në këtë rast, duke hedhur poshtë të gjitha arsyet e ankimimit të Berishës.

Më e rëndësishmja, Gjykata ka gjetur se rekomandimi për të përjashtuar Berishën është arritur siç duhet si “produkt i një vlerësimi holistik të provave në dispozicion”.

“E gjejmë të pavend aplikimin e formulës të imunitetetit si ish-kreu i një shteti i aplikuar në këtë apel. Për këtë arsye dhe të tjera të trajtuara në sesionin e mbyllur kundërshtia e zotit Berisha për ti ndaluar hyrje në Britaninë e Madhe rrëzohet”

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Shqiptarja.com