Vendosni fjalën kyçe....

Apeli i dha vulën Berishës, Basha: Vendimi skandaloz, mbajti në fuqi vendimin e gjyqtarit të shkarkuar nga vettingu


Vetëm një javë nga gjyqi i Apelit, ku vula e PD-së i kaloi ish kryeministrit Berisha dhe grupimit të Rithemelimit, Lulzim Basha në një intervistë në ‘Studio Live’ Report Tv e cilësoi vendimin e gjykatës si skandaloz.

Më tej ai shton se tashmë kjo çështje ka marrë trajtat e një loje mes Ramës dhe Berishës për të mbajtur njëri-tjetrin. 

‘SHBA është aty ku ka qenë për Non Gratën. Vendim skandaloz pasi u la në fuqi vendimi i Zhukrit të famshëm i shkarkuar nga vettingu, e ankimojmë. Lojë mes kryeministrit dhe ish kryeministrit!

Ka marra trajtat e një loje, me kryeministrin dhe ish kryeministrin. Nuk ka asgjë që tu thotë shqiptarëve, ka investuar në këtë mekanziëm. I ka dhënë Berishës sallat e kryebashkiakëve socialiste, oligarkët. Sepse duke mbajtur Berishën diksursin e vetëm të opozitës, siguron pushtetin e tij. Njerëzit kanë nevojë për alternativë dhe zgjidhje. Me ndihmën e Berishës, Rama e mban debatin aty. Berisha mjaftohet të njihet nga Rama si kundër part. Vijon prej 2008. Më 1 qershor shpalosëm alternativën duke kthyer PD në qëndrën e djathtë.

Programi ynë antikorrupsion, e vetmja forcë që mbëhstet SPAK dhe drejtësinë. Kthimi i KLSH në një gjykatë auditi me vendime ekzekutive. Me krijimin e njësisë për kthimin e pasurisë së vjedhura shqiptarëve.

Në vend që të flasim për problemet ne flasim nga mëngjesi në darkë për Berishën.

Gjykata ka folur, ne nuk kemi luftë për logo, karrige, vulë. Dikush tjetër ka këtë luftë, sepse nuk ka për ça të luftojë tjetër, për të mbrojtur familjen. Edi Ramën e mban në lojë kjo tango për Sali Berishën. Pse të mos më pyesësh për programin tonë. Sepse debatin publik Rama me ndihmën e Berishës do ta mbajë te kjo tango, vula logo.  Nuk ka shpresë për të ardhmen e shqiptarëve. Debatin e logos e kemi refuzuar para 11 qershorit, e refuzojmë sot.”