Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Një betoniere, e cila dyshohet se kreu manovra të pa-kontrolluara, ka përplasur disa makina dhe për pasojë një person është dëmtuar rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Nga aksidenti është rrënduar edhe trafiku në autostradë.