Vendosni fjalën kyçe....

EURO 2024 – Turqia fiton ndaj Gjeorgjisë


Turqia e ka nisur me fitore Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.

Turqit triumfuan ngushtë 3:1 përballë Gjeorgjisë, në ndeshjen e fundit të xhiros së parë të fazës së grupeve në Euro 2024.

Muldur kaloi turqit në epërsi në minutën e 25-të të ndeshjes me një gol të bukur me vollej.

Shtatë minuta më pas, Gjeorgjia u kundërpërgjigj kur shënoi pas një aksioni të bukur të cilin e finalizoi Mikautadze.

E në pjesën e dytë një moment magjie nga talenti Arda Guler e vendosi ndeshjen.

Ylli në rritje i Real Madridit shënoi golin më të bukur deri më tani në Evropian në minutën e 65-të.

Krejt në sekondat e fundit kur Gjeorgjia ishte e gjitha para, Akturkoglu arriti të shënonte në një kundërsulm me portën bosh.