Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarja Ola Xama publikon foto të Niko Peleshit me Klodian Zoton


 

Gazetarja Ola Xama ka publikuar një foto në rrjetet e saj sociale ku tregohet ministri aktual i Mbrojtjes Niko Peleshi së bashku me biznesmenin e incerenatorëve Klodian Zoton.

Fotoja e bërë në Itali është e vitit 2013, ndërsa dyshohet se bileta e zotit Peleshi është paguar nga Zoto

Në takim në Itali kanë qënë dhe shtetasit Mirel Mertiri, Arben Ahmetaj, Petrit Tare dhe bankieri italian Francescco Pistritto.

Fotoja është marrë nga dosja e SPAK për inceneratorët.

Peleshi asokohe ka qenë kryetar i Bashkise së Korçës dhe është përfshirë në procedurat e kompanisë së Zotos dhe Mërtirit për ndërtimin e nje impianti fotovoltaik, i pari ne vend.

Në dësminë e dhënë në SPAK, Niko Peleshi nuk ka ditur të shpjegojë pse ka ndërrmarë këtë udhëtim me këta biznesmene, ndërsa kompania nuk kishte bërë ende propozimin për ndërtimin e parkut fotovoltaik./ Hashtag.al

May be an image of 1 person and text