Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale ditën e sotme.
Një 29 vjeçar u arrestua pasi gjatë një kontrolli fizik, policia i gjeti dhe sekuestroi një sasi të dyshuar narkotike kokainë.
Në pranga ka rënë edhe një 34 vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motres së tij, ndërsa në Krujë, u arrestua një tjetër person pasi ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Njoftimi i policisë:
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin T. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin Gj. M., banues në Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
– Xh. M., 20 vjeç, banues në Librazhd, pasi duke drejtuar automjetin tip ”Benz”, në Rrugën e Kavajës, ka aksidentuar shtetasen M. D., 60 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
– B. F., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë”.