Vendosni fjalën kyçe....

Kukës, gjendet e pajetë 35-vjeçarja në liqenin e Fierzës


 

Një trup i pajetë është gjetur në bregun e liqenit të Fierzës.

Policia njofton se viktima duhet të jetë e moshës rreth 35-vjeç, por identiteti i saj mbetet ende u panjohur.

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

NJOFTIMI I POLICISË

“Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Shtrazë”, në bregun e liqenit të Fierzës, është konstatuar e pajetë një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 35 vjeçe.

Gjatë këqyrjes së trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga të dhënat paraprake dyshohet se kjo shtetase është vetëmbytur.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kësaj shtetaseje dhe për zbardhjen e rrethaneve të humbjes së jetës”.